Tetëdhjetë kompani mikro, të vogla dhe të mesme vendore morën grante në vlerë prej 10,5 milionë euro përmes masave nga shtylla e tretë e planit qeveritar për rritje
ekonomike. Në thirrjen e publikuar nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik janë paraqitur 236 kompani. Çeqet me mjetet e marra i dorëzuan kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev dhe drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik Jovan Despotovski.
“Kompanive të cilave sot po u ndajmë grante janë kompani të cilat dëshirojmë t’i shohim të orientuara në eksport, të suksesshme në botë, kompani të cilat do ta mbështesin zhvillimin ekonomik”, tha Angjushev.
Ai shtoi se numri i madh i të pranishmëve sot tregon se Maqedonia ka njerëz të rinj inovativ. Kryeministri porositi se Qeveria njëjtë i ndihmon edhe kompanitë vendore dhe të huaja dhe se ajo mbetet partner dhe servis i tyre në realizimin e planeve të tyre.
“Kjo le të jetë shembull pozitiv i cili do t’i motivojë edhe kompanitë e tjera që të krijojnë projekte cilësore dhe të hyjnë në investime”, porositi kryeministri dhe u bëri thirrje që të kenë besim në institucionet funksionimi i të cilave do të përmirësohet dhe do t’u afrohet standardeve evropiane pas marrjes së ftesës për në NATO. Drejtori i Fondit tha se me ndarjen e këtyre mjeteve është e rëndësishme se pas çdo 1,4 denarë investim nga shteti, kompania private investon një denar. Theksoi se është e rëndësishme që kompanitë investojnë.
Ai potencoi se aplikacionet e arritura janë shqyrtuar për një kohë shumë të shkurtër kohore dhe se për 33 ditë janë sjellë vendime.
“Në këto 33 ditë me të vërtetë pamë projekte të mira. Kemi TI kompani, por edhe nga sektorë të tjerë. Gjashtëdhjetë për qind janë nga Shkupi dhe 40 për qind kompani nga qytetet e tjera si Strumica, Negotina, Prilepi…”, tha Despotovski.
Data 07.02.2025
Aktuale
- Bullizonin vajza të mitura dhe shpërndanin fotot dhe videot intime të tyre në rrjete sociale, detaje për arrestimin e dy adoleshenteve! Si policia ra në gjurmë të tyre
- “Gjysma ime…”/ Kush është vajza që i dërgojë mesazhin prekës Gjestit?
- Shpërndanin foto dhe video intime të adoleshentëve në “Instagram, identifikohen dy autoret e mitura që dyshohet se shpërndanin materialet
- Ruben Amorim zbulon arsyen e vërtetë pse e përjashtoi Van Nistelrooy nga stafi i trajnerëve
- Toshkovski: Nevojitet një sistem i kontrollit efektiv dhe sanksioneve të rrepta, veçanërisht për shkelësit e ligjit
- BNJVL në takim me Dimitrieska Koçoska, u bisedua për kredinë hungareze dhe bllok dotacionet në arsim
- MPB: Përfunduan të gjitha kontrollet, në të gjitha rastet paraqitjet janë të rrejshme
- Ambulanca përplaset me një tjetër automjet, ngeli e plagosur pacientja