Nga Sulejman Mehazi
Sinqerisht, a është e logjikshme koalicioni BDI-LSDM-ë, ky bashkim partiak shqiptarë-maqedonas a ka të bëjë me natyrshmërinë kombëtare e gjuhësore, a ka të bëjë me luftën e lavdishme të 2001, me dëshmorët e rënë, me flamurin e Skënderbeut, apo ka të bëjë me interesat partiake grupore e individuale, ka të bëjë me lakmitë epshore pamorale qeveritare 15 vjeçare. Një gjë dihet, ata që veprojnë kundër natyrshmërisë, ajo ju hakmerret tmerrësisht. Pa natyrshmëria kombëtare ia hëngër kokën Ali Pashë Tepelenës; e detyroi të ik nga Shqipëria, Ahmed Zogun; pa natyrshmëria shqiptare e turpëroi Enver Hoxhën me atë leninizmin e tij; Pa natyrshmëria shqiptare e bëri Kosovën me himn, stemë e flamur të tjetërsuar. Natyrshmëria se duron pa natyrshmërinë shqiptare-sllave të Ali Ahmetit me Zoran Zaevin Sinqerisht, në cilën anë jeni vëllezër e motra në anën e idealeve kombëtare, apo në idealet e interesave tuaja partiake BDI-iste, LSDM-iste ose Ali-Zaeviste.
Tani jemi duke e kuptuar se pse pas Revolucionit Frances u formuan kombet, për t’u kontrolluar sa më lehtë, manipuluar, varfëruar, dënuar popujt nga udhëheqësit politikë shtetëror për të mbetur sa më shumë në pushtet. Tani e tutje e kuptuam se s’ka shtete nacionale, por interesa personale, s’ka patriotizëm kombëtar, po dashuri partiake. Patriotizmin e dinë dhe e kuptojnë dëshmorët pasi vriten, e jo politikanët që rriten në emër të patriotizmit.
26 tetor 2017