Në ditën e fundit të këtij viti dhe në natën e Vitit të Ri, moti do të jetë i ftohtë me temperaturë ditore që në disa vende do të mbeten nën zero gradë. Do të fryjë erë e fortë deri në veriore dhe vende-vende do të ketë kushte për reshje bore, njofton DPHM.
Të enjten dhe të premten do të vazhdojë moti i ftohtë me temperatura minimale që do të jenë negative kudo, ndërsa lokalisht do të zbresin nën minus 10 gradë.
Nga e premtja dhe në ditët në vijim do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje lokale të herëpashershme, kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare deri të fortë nga jugu, dhe temperaturat do të jenë në rritje.


