Ivanov ka bërë tre shkelje të rënda të Kushtetutës. Kështu thënë në emisioni “Arena”, Naser Zyberi, duke shtuar se më në fund, me dhënien e mandatit, ai ka bërë detyrën për të cilën është i obliguar.
“Kandidati për kryetar qeverie, programin e vet, sipas Kushtetutës duhet t;ia paraqes Kuvendit, jo Presidentit. Sepse në mandatin e Kuvendit është zgjedhja e qeverisë. Ai bërë shkelje të njëpasnjëshme të Kushtetutës”, tha analisti juridik Naser Zyberi në emisionin Arena në TV SHENJA.
Ai tha se Ivanov me veprimet e veta dhe me shkeljet e njëpasnjëshme ka rrezikuar situatën në shtet.

