Eksperti juridik, Naser Zyberi, ka deklaruar se presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov, me vendimin e tij për refuzim të dorëzimit të mandatit liderit të LSDM-së, ka bërë shkelje të rëndë të kushtetutës.
Sipas tij, dorëzimi i mandatit nuk është çështje vullneti e Ivanovit, por Kushtetuta obligon atë që të dorëzojë mandatin. Zyberi ka shtuar se nuk ka rrugëdalje kushtetuese në këtë rast, për arsye se në kushtetutë nuk është paraparë se mund të ketë një president i cili do të bëjë një shkelje të rëndë të kushtetutës.
BISEDE NASER _01.03.2017 by tvshenjaofficial