Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së akademik Mitko Manxhukov, transmeton Tetova1.
“Duhet seriozisht të jemi të shqetësuar për ardhmërinë e fëmijëve tanë kur kemi një akademi të shkencave si kjo e jona.
AMSHA në vend të shkencës, shet politikë ditore. Në vend të dijes, hipokrizi.
Kjo është e njejta akademi që në vitin 2001 propozonte ndarjen e Maqedonisë, ndërsa tani kinse mbronë Maqedoninë e bashkuar.
Në vende të lira dhe demokratike akademitë janë pishtarët e ideve progresive në shoqëri. Vetëm në Maqedoni ajo promovon nacionalizëm primitiv!”, shkroi Naser Selmani në llogarinë e tij në Facebook.