Se sa e vështirë e ka koalicioni qeveritar, ta kalojë ligjin për përdorimin e gjuhëve në kuvend, si duhet kuptuar qasjen e opozitës me 30 mijë amendamentet për këtë ligj dhe ka apo s’ka hise për shqiptarët në zgjidhjen e emrit të shtetit, është tema e rradhës në #Click Plus që emitohet në Tv 21. I ftuar në këtë debat është dhe Naser Selmani- Kryetar i shoqtatës së gazetarëve (SHGM), njofton Almakos.
Selmani thot se dhe jo vetëm për këtë, Vmro kundërshtoi edhe të drejtat tjera që u takojnë shqiptarëve me kushtetutë. Deklaratat e tyre me tone urryese kundër përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore në Maqedoni nuk habisin, sepse edhe në raste të tjera janë shprehur kundër saj dhe të drejtave të pa plotësuara të shqiptarëve.Vmro dhe përkrahësit e tyre në rrugët e Shkupit dhe brenda institucioneve, po nxisin konflikt ndëretnik dhe destabilizim politik në Maqedoni dhe në rajon. Shqiptarët po luftojnë për të drejtat e veta në vendin e tyre dhe këtë realitet duhet ta kuptojë mirë krerët e politikës maqedonase.
“Une t’ju them të drejtën pas kësaj lëvzije të Vmro’së prisja partitë shqiptare të thonë se çfarë do të thot kthimi i Vmro’s në Parlament me amandamentet e gjuhës shqipe, dmth kjo është më shumë se papërgjegjshmëri politike, është provokacion më i ulët që ju bëhet shqiptarëve dhe në një mënyrë i nxisin shqiptarët të hynë në një debat të pa frytshëm, ndërkohë që faktori ndërkombëtar është përqëndruar tek çështja e emrit. Ne e dimë se çështja e gjuhës shqipe është e rëndësishme për shqiptarët, ideja e Vmros është për të hequr shqiptaret në një debat për ta negocjuar procesin dhe ky provokacion i tyre nuk ka të bëj aq me ligjin e gjuhëve, sulmet e drejtpërdrejta të Vmro’së janë kundër shqiptarëve dhe jo kundër gjuhës shqipe, loja e Vmros është lojë e establishmentit maqedonas, dhe Lsdm sa herë ka përfituar nga histeria e Vmros.. Ndaj shqiptarët me kokë të ftohtë të pozicionohen në vende të drejta, ne nuk duhet të biejmë pre e nacionalistëve maqedonas, jo vetem të Vmro’s por edhe te Lsdm’së, vlerëson Naser Selmani.
Selamni thot se nuk mund të ketë demokraci dhe harmoni ndëretnike përderisa atje keqpërdoret kushtetuta dhe ligjet kundër shqiptarëve.
Më 11 janar Kuvend votoi me 69 vota pro Ligjin për përdorimin e gjuhëve, ndërsa më 17 janar, Ivanov kumtoi mos-dekretimin e tij duke cilësuar si ligj jo kushtetues dhe cenues të karakterit unitar të vendit./Almakos

