Naser Pajaziti
Në korrikun e vitit 2023 mora një telefonatë nga një mik i largët nga Amerika:
“Mos ngacmo shumë ti në stilin tënd, se ka një nismë përtej politikës, një nismë e madhe nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Diasporë, me në krye presparin Nazar Mehmeti”.
Të nesërmen, në një nga hotelet e Shkupit, u takova me grupin e biznesmenëve të fuqishëm të prirë nga Nazari, që kishin ardhur nga Amerika e largët, Suedia, Austria, Franca, etj. Idetë e tyre ishin të pastra: hyrja e kapitalit të diasporës sonë në vendlindje, me synim zhvillim dhe lulëzim të ekonomisë, jo ekspansionizëm e as dominim. Këtë e dëgjova qartë nga vetë biznesmenët, përfshirë edhe hapjen e një banke shqiptaro-amerikane, por edhe blerjen e Qendrës Tregtare në zemër të Shkupit që është e boshatisur dhe e vjedhur, duke u shkapërderdhur dhe zbrazur çdo ditë.
Dhe këto nuk ishte thjesht ide, por punët kishin nisur të lëvizin. Multimilioneri Nazar Mehmeti, president i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare kishte regjistruar në Shkup kompaninë “American Investment Group” në adresën “Filipi i Dytë Maqedonas nr.3”, me një investim ambicioz prej 3 milionë euro dhe aktivitet “konsulencë në lidhje me punë operacionale dhe menaxhment”.
Por, sapo kishte nisur kjo lëvizje, nisi edhe zhurma dhe çmenduria e heshtur po “investojnë shqiptarët”, po na marrin resurset dhe dominimin në treg. Por kësaj iu shoqëruan edhe skenaret me barriera të ndryshme në prapaskenë. Kapitali i diasporës dhe sidomos asaj shqiptaro-amerikane u pa si rrezik nga disa oligarkë maqedonas që prej dekadash kontrollojnë tregjet e bankave, qendrave tregtare dhe farmacisë. Projekti u godit në heshtje, derisa iu zunë dhe iu bllokuan gjitha rrugët!
Kaq për sot!!!