Profesoresha Mirjana Najçevska është tërhequr nga Këshilli për reforma në gjyqësorë, ajo ka dërguar letër deri tek ministri i drejtësisë dhe anëtarët e këshilit me të cilën paraqet edhe dorëheqjen e saj nga funksioni në këtë këshill, ka bërë të ditur ajo përmes profilit të saj në facebook.
Në periudhën e kaluar ajo qartë ka treguar se ky këshill është formuar vetëm si paravan për zgjedhje të cilat sillen në një vend tjetër dhe se ekipi ekspertëve ka ndikim mbi procesin reformues.
Që të mos mbetet e paqartë jap dorëheqje zyrtare dhe deklaroj se nuk kam parë tekstet e ligjeve të cilat futen në procedurë parlamentare përfshirë këtu ligjin për shërbim të prokurorisë, ligjin për vepra penale, për policinë, për përmbarim, për sanksione, për prokurori publike dhe për gjykatat.