Kandidoj për të parin e Qytetit të Shkupit për të sfiduar dy koncepte: Njëri, koncepti i politikës diskriminuese dhe e dyta, e cila është edhe më e rrezikshme koncepti i instrumentalizimit të shqiptarëve, që disa e quajë “koncept qytetare”.
Kështu deklaroi Naim Bajrami nga Aleanca për Shqiptarët, duke shtuar se kandidatura e tij ka një qëllim të vetë, ndërsa ajo është faktorizimi I shqiptarit në Shkup dhe pengimin e getoizimit, ndarjes së Shkupit në të gjitha sferat.
“Ne kemi një Shkup, i cili është i ndarë në çdo aspekt, aspekt kulturor, etnik dhe religjioz. Diskriminimi i çdo llojit në Maqedoni në masë të madhe është reflektuar në qytetin e Shkupi dhe realisht ne me konceptin tonë dhe me qëndrimet e tona politike, premtojmë se në të ardhmen përsëri do të shqyrtojmë Ligjin për Qytetin e Shkupit, i cili që në fillim ka qenë përjashtues dhe diskriminues. Në të janë përfshirë vetëm Çairi dhe Saraji, ndërsa Haraçina dhe Studeniçani janë përjashtuar. Ky ligj është shumë dëmtues për shqiptarin e Shkupit”, tha Bajrami, në emisionin “Studio e hapur” në TV SHENJA.