Nafie Selmani
E drejta për protestë është universale dhe e garantuar me të gjitha konventat ndërkombëtare. Po aq e garantuar është edhe e drejta për të mos marrë pjesë dhe askush nuk mund të të detyrojë. Mirëpo mënyra se si burrat e VLEN-it “мешаат баби и жаби” në lidhje me marshin e paralajmëruar të 13 dhjetorit është, qesharake.
Ali Ahmetin mund ta kritikojmë për shumë punë e shumë mospunë. Por të gjithë ju, burrat e VLEN-it, u poqët politikisht te Ali Ahmeti. Përfituat nga ai, kush më shumë, kush më pak, gjersa pak njerëz prej nesh e kritikonim me korrektësi,duke humbur privilegje personale. Por, t’i mohoni sot Aliut kontributin në çlirimin e Kosovës dhe ta reduktoni marshin në një “veprim për përfitime politike”, është jo vetëm qesharake, por edhe e ulët.
Ne ju kuptojmë, nuk guxoni. Sepse asnjëri nga ju nuk mbahet mend për ndonjë akt qëndrese a kryengritje. Gjatë jetës tuaj politike, e keni ngritur zërin vetëm kur janë prekur interesat tuaja, jo ato të dikujt tjetër, e aq më pak të shqiptarëve. Guximi juaj nuk shkon më larg se sa të gjeni ndonjë të pambrojtur dhe ta kushtëzoni me votë për një vend pune. Prandaj e kemi të qartë sjelljen tuaj.
Qyqllëku ka emër dhe ai quhet VLEN.


