Në pritje të finalizimit të marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit, në Athinë pasojnë reagime të ndryshme.
Partneri i koalicionit në Qeverinë greke, ministri grek i Mbrojtjes dhe kryetar i Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos mbetet në qëndrimin e tij se nuk do të mbështesë marrëveshje që do ta përmbajë emrin me termin Maqedoni dhe konsideron se nevojitet edhe takim i liderëve nën organizim të presidentit të shtetit që të ndryshohet vendimi i marrë në vitin 1992, sipas të cilit emri duhet të jetë pa termin Maqedoni.
Panos Kamenos tha se partia ka qëndrim të qartë, por shprehu rezervë nëse marrëveshja do të kalonte referendumin e Shkupit.
Lidhur me kushtet në marrëveshje, Kamenos, pa zbuluar detaje, komentoi se janë mjaft të fuqishëm dhe nëse nuk ishte përfshirë emri Maqedoni, ata si parti nuk do të obligoheshin të votonin kundër.
Ndërkohë përgjegjësi për politikë të jashtme në Demokracinë e Re opozitare, Jorgos Kumucakos kërkon debat urgjent në Kuvend para nënshkrimit të marrëveshjes eventuale me qëllim që populli grek para se të obligohet të kuptojë se çfarë përmban marrëveshja Ai tha se Cipras nuk ka legjitimitet politik ta obligojë shtetin.