Të rreme kanë qenë edhe kërcënimet e djeshme për vendosjen e bombave në 49 shkolla në Shkup dhe në Institutin e Rehabilitimit, si dhe në një në Prilep, njofton MPB.
“Menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga punonjësit e policisë janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet e duhura, janë kryer kontrollet e nevojshme nga ana e ekipeve antiterroriste dhe është konstatuar se ka një kallëzim të rremë”, ka bërë me dije Ministria e Brendshme.
Mesazhe anonime për bomba të vendosura në shkolla dhe objekte të tjera në vend kanë mbërritur herë pas here që nga 26 tetori i vitit të kaluar.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje theksoi se hetimi i raporteve jep të dhëna fillestare interesante. “Si u janë dorëzuar menjëherë adresat e reja atyre që dërgojnë këto sinjalizime të rreme për bomba?”, tha ai nga Kuvendi, edhe pse u ndërruan adresat elektronike të shkollave./Lajmi i plotë.