Fjalimi legjendar i aktorit, mjeshtrit Sulejman Pitarka është shndërruar ndër videot më virale në Tik Tok, së fundmi.
Në një takim elektoral të shumë viteve më parë kur qeveriste Fatos Nano, Pitarka ka recituar disa vargje që kanë elektrizuar turmën.
Pjesa e interpretuar prej Pitarkës është nga drama e Ekrem Kryeziu, “Epoka para gjyqit”, ku Sulejman Pitarka dikur interpretonte rolin e Sulejman Vokshit.
Pjesë nga interpretimi i aktorit Sulejman Pitarka:
Akuzoni se unë paskam dalë gjoja malit për me plaçkitë. Jo, jo. Se po të kisha dashtë me u pasunu me këto farë kohënash që keni pru ju ktu. Unë do isha ba shumë i pasun, po të kish nejt në shtëpi teme. Po dola malit për të luftu atë qeveri tuaj të mbrapsht. Po pse i gjithë ky mllef?! Na e muart lirinë, na i vodhët pronat! Nuk u nginjtë as me gjakun tonë. E ma në fund si plaçka të vjetra na nxorët në treg të Evropës për me na shit, vetëm e vetëm për me rujt atë lëkurën tuaj. Dy anët e shkopit janë duart tuaja. Majini fort, se do tju duhet nuk do keni kurrë qetësi. Ditën të gjallët e natën të vdekurit, tmerr e tmerr do jua bëjnë jetët. Se nuk harrohen historitë tuaja.


