Komisari për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës, Nils Muizhnieks sot do t’i prezantojë konkluzionet nga vizita e tij në Maqedoni.
Gjatë vizitës, Muizhnieks pati takime me presidentin Gjorge Ivanov, kryeministrin Zoran Zaev dhe me ministrat e Drejtësisë, të Punëve të Jashtme, të Punës dhe Politikës Sociale, Arsimit dhe me ministrin e angazhuar për zbatimin e Strategjisë për romët. Muizhnieks realizoi takime edhe me anëtarët e Kuvendit të Maqedonisë.
Në fokus të vizitës së tij ishin çështjet, të lidhura me promovimin e shoqërisë kohezive dhe inkluzive, aspekte të drejtësisë së tranzicionit dhe të drejtat e njeriut të romëve.