Ish-anëtari i Këshillit Gjyqësor, Milazim Mustafa, mbrëmjen e sotme në emisionin “Debat në SHENJA”, kritikoi deklaratat e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinoski, lidhur me përdorimin e gjuhëve në njoftimet për gjoba përmes SMS-ve.
Mustafa theksoi se Kostadinoski duhet ta ketë të qartë se përveç gjuhës maqedonase, edhe gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Sipas tij, me deklaratat e tij, kreu i Gjykatës Kushtetuese e ul pozitën e institucionit që përfaqëson, duke treguar, siç tha, mungesë njohurie për dispozitat kushtetuese që ai vetë duhet t’i mbrojë.
“As politik, as juridik. Nuk përcjel ndonjë mesazh politik të them kushtimisht. Me këtë kryetari i GJykatës Kushtetuese e ul pozitën e tij, e ul pozitën e të parit të këtij institucioni, fillimisht duke mos e njohur mirë kushtetutën, atë që duhet ta mbrojë ai. Ai duhet ta dijë që së bashku me gjuhën maqedone, gjuhë zyrtare në Maqedoni bashkë me gjuhën maqedone është edhe gjuha shqipe. Duhet ta përmend edhe këtë punë. Pasta jai gabon kur thotë se të gjithë qyetarët obligohen që ta njohin gjuhën maqedone. Nuk ka asnjë që qytetarët obligohen ta njohin gjuhën maqedone”, deklaroi Mustafa. /SHENJA/


