Mustafa Bajrami, doktor i logjikës dhe filozofisë analitike, sot i’u është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Lajmin për aderimin e Bajramit, e ka bërë kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj. Ai përmes një postimi në ‘Facebook’ ka shkruar se ka një interesim të jashtëzakonshëm për ta mbështetur projektin e Aleancës 100% shtet.
Mustafa Bajrami, studimet bachelor i përfundoi në Egjipt, ndërsa studimet master dhe doktoraturën në Turqi.
Shkrimi i plotë i Haradinajt:
Interesimi i jashtëzakonshëm i profesionistëve të fushave të ndryshme për ta mbështetur projektin e Aleancës 100% shtet, dëshmon qartë besimin në vlerat tona. Sot, zyrtarisht rrugëtimit tonë politik iu bashkua Mustafa Bajrami, doktor i logjikës dhe filozofisë analitike. Ai studimet bachelor i përfundoi në Egjipt, ndërsa studimet master dhe doktoraturën në Turqi. Mirënjohës për besimin dhe njëkohësisht shpreh konsideratën time për familjen dhe babanë e tij, H. Jetish Bajrami, ish Kryetar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myfti i Kosovës, i cili gëzon respekt të madh nga të gjithë.
RH



