Shefi i shtabit komunal të Aleancës për Shqiptarët, Huzeir Mustafa në një intervistë për INA flet për zgjedhjet lokale, rrjedhën e fushatës, ofertën e ASH dhe synimet e tyre.
ASH jo vetëm në Kumanovë por gjithandej ka një rritje të madhe ku struktura të shumta nga parti të ndryshme janë rreshtuar në rradhët e ASH dhe këtë fakt e dëshmojnë edhe anketat e publikuara nga institute me renome siç është psh IRI e ku ASH është partia e vetme në bllokun politik shqiptar që ka rritje të konsiderueshme dhe që rradhitet si partia e dytë në nivel shtetëror .
Për të dalë më konkretisht në pyetjen tuaj ne si subjekt politik shqiptar kemi garuar me ofertë serioze dhe me një listë me personalitete kryesisht të rinjë të pa njëllosur por të dëshmuar në profesionet e tyre dhe se kjo ofertë po pritet dhe përqafohet me të madhe nga qytetarët e Kumanovës, andaj janë krijuar gjitha kushtet që ne të presim rezultat pozitiv dhe të dalim partia fituese në bllokun politik shqiptar në Kumanovë