Motivet e grupit të Kumanovës kanë qenë kryesisht politike. Një pjesë e njohurive të nevojshme për ta kompletuar gjithë rastin gjenden tek disa të dënuar. Nuk u zhdukën të gjitha sekretet me vdekjen e dyshes Beg Rizaj dhe Mirsa Ndrecaj. Kështu thotë drejtori i Agjencisë për Zbulim Erolld Musiu, sa i përket rastin “Lagja e Trimave”, duke shtuar se tani kanë filluar t’u vijnë informacione të reja, të panjohura më herët për ta.
Ndërkaq, më tej në intervistën për Radio Evropa e Lirë, Musliu u shpreh se menjëherë pas emërimit të tij në krye të Agjencisë, pas takimeve të mbajtura tha se është konstatuar një seri e procedurave dhe veprimeve joprofesionale tek disa drejtorë të mëhershëm. Ai shtoi se për to kanë punuar vetëm persona të besueshëm, pa i informuar dhe përfshirë sektoret e caktuara për atë problematikë.
Erolld Musliu, Drejtoi i Agjencisë për zbulim
“Sa i përket ‘Ngjarjes së Kumanovës’, më duhet të them këtë, është konstatuar josinqeritet ndaj Prokurorisë Publike. Për motivet e grupit, është e qarë se ka mbizotëruar motiv politik për angazhimin e pjesatërve, edhe pse përmendet edhe momenti financiar. Nuk është e qartë arsyeja për kontaktet e operativëve me udhëheqësit e grupit të armatosur , respektivisht mungojnë informacione për sulmin në Gushincë dhe sulmin e grupit në pjesën urbane të Kumanovës. Por, është mirë që opinioni e kuptoi realitetin e ri të Agjencisë, pra autonominë dhe objektivitetin e punës tonë dhe pastaj filluam të marrim informacione të reja, të cilat për Agjencinë më herët kanë qenë të panjohura”.
Ndërsa, sa i përket sulmit të dhunshëm në Kuvend më 27 prill 2017, ai deklaroi se janë bërë gabime në udhëheqjen dhe selektimin e operativëve të cilët kanë qenë të angazhuar.
Erolld Musliu, Drejtoi i Agjencisë për zbulim
“Pikë së pari është e paqartë se përse është involvuar Agjencia dhe pjesëtarët e saj në një ngjarje që është kompetencë e organeve për mbajtjen e rendit publik. Në terren janë dërguar pjesëtarë me përvojë pune minimale në Agjenci me provimin e sapo të kaluar të praktikës. Janë dërguar në terren pa qëllim të qartë dhe përgatitje operative, gjegjësisht duheshte të identifikojnë pjesëmarrje të huaj të subjekteve për të cilat nuk ka identitet, përshkrim ose fotografi”.
Drejtori Musliu tha se presin takim me Prokurorinë Publike rreth këtyre dy ngjarjeve për të parë se si Agjencia do të mund të ndihmoj në zbardhjen e të dyja rasteve. Ndërkaq, theksoi se të dyja ngjarjet janë në fakt dy njolla të errëta në historinë e vendit tonë, por edhe dy përvoja të hidhura për përbërjen dhe udhëheqjen me Agjencinë.



