Kryesuesi i Këshillit të Komunës së Gostivarit, Nasir Musliu ka komentuar zhvillimet në Komunën dhe Këshillin Komunal. Musliu thotë që ditëve të fundit nga Kryetari i komunës së Gostivarit dhe këshilltarët e ASH-së janë drejtuar kritika ndaj këshilltarëve të cilët e formojmë shumicën në këshillin komunal të Gostivarit, me akuza të pabaza se ne kemi qenë penges dhe kemi bërë obstruksione në punën e këshillit.
“Është e kundërta, me pengesa, obtruksione dhe me thënje të pavërteta vepronin dhe vazhdojnë edhe më tej të veprojnë udheheqësia aktuale e komunës së Gostivarit. Kritikat në adresë të gabuar i bëjnë me të vetmin qëllim që të mbulojnë paaftësitë e tyre për të menaxhuar me komunën dhe pa mundësin e tyre që të kenë shumicë në këshillin komunal”, shprehet Musliu.
Sipas MMusliut, obstrukcionet dhe pengesat i filluan që në senacën konstituive të këshillit.
“Nuk u ndalën këtu, duke i shkelë parimet ligjore dhe demokratike pengun shpalljen në buletinin zyrtarë të vendimit të këshillit për zgedhjen e Kryetarir të këshillit të komunës së Gostivarit, që është kushtë pa të cilin nuk është e lejume të thirren seanca. Këtë shpallje e bënë me shumë vones ,dhe atë vetëm pesë ditë para festës së Vitit të Ri, duke mos lanë kohë të mjaftushme për të thirrë seancë për miratim të buxhetit para mbarimit të vitit”, shkruan Musliu.
Musliu shpreh bindjen që të gjitha këto obstruksione dhe pengesa ishin shkak i vonimit të punëve të këshillit të komunës, dhe për pasojë pamundësuan miratimin e buxhetii të komunës së Gostivarit.
“Duke tentuar të hedhin fajin te shumica e këshillit dhe Kryetari i këshillit, manipuluan në pafundësi me të pa vërtata dhe shpifje, nuk respektun statutin e komunës, thirrën vetë seancë të këshillit, ende pa mos e shpallë vendimin për zgjedhjen e Kryetarit të këshillit në buletin zyrtar, dhe manipulun opinionin kinse seanca është e thrirur nga ana e Kryetarit të këshillit”, thotë Musliu.
Për fund Musliu me ape drejtuar Taravarit.
“Me këtë rast bëjë thirrje që të ndërpresin me dezinformata, të fillojnë me punën, të mundësojnë kushte për funksionim normal të këshillit të komunës.Të pajtohen për të bashkëpunuar në interes të përgjithshëm të shoqërisë”, përfundon Musliu.