Anetari i Keshillit Mbikqyrës të BDI-së Musa Xhaferi si duket fuqishëm po kthehet në skenën politike.
Ai sot ka qëndruar në Tetovë, ku ka hasur në përkrahje masovike në degën e kësaj partie.
Xhaferi ka bë të ditur se do të kërkohet llogari nga ministrat e BDI-së në qeverinë aktuale, duke i kritikuar se mbajnë përgjegjësi për anashkalimin e komunave shqiptare nga projektet kapitale.