Sipas një burimi brenda BDI-së marrim vesh se pasi kanë vendosur të shkojnë me kandidat të vetin në zgjedhjet presidenciale, kryesia e ngushtë e BDI-së në këto momente është duke shqyrtuar shumë emra për kandidat të mundshëm.
Mirëpo siç meret vesh, në rrethin më të ngushtë të kandidatëve janë ish Zv/kryeministri Musa Xhaferi dhe presidenti i kompanisë së madhe Ecolog, biznesmeni Lazim Destani. Edhe Xhaferi edhe Destani kanë përkrahje të fuqishme nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kurse çka është më e rëndësishme, kanë edhe kapacitet të fortë finnanciar për të mbuluar harxhimet e fushatës.
Xhaferi dhe Destani nuk kanë përkrahje nga krahu ushtarak i BDI-së, që përkrah Hazbi Likën, mirëpo prap se prap mbeten kandidatët më seriozë të BDI-së. Edhe pse gjatë kohë ishte paralajmëruar se LSDM dhe BDI do të shkojnë në zgjedhje me kandidat të përbashkët konsensual, si duket marrëveshja ka dështuar në moment të fundit./Infomagazin.
Data 08.04.2026
Aktuale
- VENDIMI/ Nga kundërshtitë e amerikanëve te akuzat e opozitës, anulohet zyrtarisht tenderi për portin në “Porto Romano”
- ASH: Bilall Kasami shpërndan informacion të rremë për rrugën Tetovë–Prizren
- Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thirrur në tre të mëngjesit pas Banjskës
- Ultimatumi për Ngushticën e Hormuzit rrit çmimet e naftës
- “Teatri i ri duhej, por këtu vidhet!”- Aktori Kame: Jemi populli që proteston më shumë, por nuk gjejmë zgjidhje!
- Dialogu Strategjik SHBA-Maqedoni e Veriut: Misajllovski vlerëson bashkëpunimin në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse
- Zbulimi i Hënës: Çfarë tregojnë fotografitë e reja të NASA-s nga anët e panjohura
- Pandemia e ardhshme: A jemi të përgatitur për sfidat që na presin?

