Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot në Madrid realizoi takim me Drejtoreshën e përgjithshme për fondet evropiane në Drejtorinë e përgjithshme për fondet Evropiane të Mbretërisë së Spanjës, Ana Kristina Penja Sançez, në të cilën u diskutuan sfidat dhe mundësitë në përdorimin e fondeve para-aderuese evropiane dhe drejtimet e ardhshme të bashkëpunimit mes dy vendeve në këtë sferë, njoftojnë nga Ministria për Çështje Evropiane.
Nga atje thonë se fokusi i bisedimeve u vendos në të ardhmen e fondeve të BE-së për vendet kandidate për anëtarësim në Union, në kontekst të Planit të rritjes dhe Agjendës së reformave.
“Murtezani prezantoi përvojën e deritanishme të Maqedonisë së Veriut në përdorimin e IPA fondeve, duke theksuar se vendi ndërmori hapa serioze për ti tejkaluar dobësitë e identifikuara, veçanërisht përmes vendosjes së kuadrit të përmirësuar institucional në IPA 2021-2027. Ai theksoi se, edhe pse zbatimi është ende në fazë të hershme, dy, tri vitet e ardhshme do të jenë kyçe që të vlerësohet efektiviteti i përmirësimeve të bëra.
Në kuadër të diskutimeve u shqyrtuan mundësitë për shpërndarjen e njohurive dhe praktikave më të mira nga zbatimi i Instrumentit të Rindërtimit dhe Rezistencës të BE-së (RRF) për vendet anëtare të BE-së, me qëllim që të shfrytëzohen përvojat për avancimin e aftësive dhe qasjes së administratës në vendin tonë në përdorimin e mekanizmave të rinj të mbështetjes evropiane, siç është Instrumenti për Reforma dhe Rritje për vendet e Ballkanit Perëndimor.