Kandidati për kryetar të Tetovës, nga koalicioni ASH/Alternativa, Vullnet Murseli, në “Rruga Drejt”, ka folur në lidhje me ndërtimet pa leje dhe kaosin urbanistik në këtë komunë.
– Advertisements –
Ai ka thënë se në Tetovë është bër krim urbanistik, derisa ka shtuar se komuna ka qenë e interesuar për ryshfetin e jo për cilësinë e jetës, shkruan Alsat.
“Në Tetovë është bërë krim urbanistik. Kanë ndërtuar pa leje sepse komuna ka qenë e interesuar për ryshfetin, s’ka qenë e interesuar për cilësinë e jetës. Ka komplet lagje që janë ndërtuar pa leje, sidomos këto 12 vitet e fundit. Këto janë lejuar për interes të ulët. Ne kemi synim projektimin e planit gjeneral urbanistik, ku parashihet rregullimi i cdo vendi në Tetovë, ku ka nevojë”, ka theksuar Murseli./ Alsat.mk