Më shumë se 20 nxënës të shkollave të mesme të fshatit Matkë, detyrohen çdo ditë të udhëtojnë në këmbë për të arritur në shkollë, për shkak të mungesës së transportit publik në këtë fshat të Shkupit.
Prindërit thonë se kanë ngritur zërin disa herë dhe kanë kërkuar nga institucionet kompetente që problemi të zgjidhet, por deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar.
”Problemi i njëjtë është afër dy vite, premtojnë por askush nuk ndihmon. Nxënësit mundohen të shkojnë në shkollë. Ky problem nuk është vetëm i nxënësve por edhe i banorëve sepse kemi nevojë të shkojmë në mjek apo në treg të marrim diçka, të dalim nga fshati pakës, por problemi nuk zgjidhet. Kemi kërkuar nga drejtori i bazës në Gjorçe por edhe ai nuk mundët, thotë se s’kemi goma, s’kemi pjesë të autobusëve, thotë unë t’i blej por s’kemi kontakt me drejtorin e NQP-së. gjithë janë të informuar por problemin nuk e zgjidhin”, tha Banor i fshatit Matkë.
”Gjatë verës vinte autobusi por në kohen kur fëmijët ishin në pushim por kur filluan shkollën nuk vijnë autobusët më. Thirrmi, na thuan nuk ka naftë, s’ka goma, është prishur autobusi, s’kemi pjesë. Verës vinte? Po, atëherë vinte e tani kur u duhet fëmijëve na thonë thirrni atje në Gjorçe”, shtoi një banor i fshatit Matkë.
Maja Boshkovska është banorë e fshatit Matkë, ka pesë fëmijë nga të cilët tre shkojnë në shkollë ndërsa dy janë të punësuar në Shkup. Për të gjithë fëmijët e sajë, transporti publik që mungon në Matkë është i nevojshëm.
”Më thuaj si shkojnë në shkollë fëmijët? Shkojnë me bashkëshortin kur shkon në punë dhe kur kthehen vijnë në këmbë apo edhe me taksi. Është e vështirë? Po. Duam të ketë normalisht autobus si për gjithë tjerët. Për sa kohë nuk ka autobus? Gati dy vite”, tha Maja Boshkovska – Banore e fshatit Matkë.
Vajza dhe djem, shqiptarë e maqedonas, nxënës të këtij fshati, vazhdojnë çdo ditë rrugën e gjatë në këmbë për të ndjekur mësimin në shkollat e mesme, duke rrezikuar edhe sigurinë e tyre gjatë orëve të hershme të mëngjesit dhe pasditeve vona. Nga ndërmarrja e Qarkullimit Publik nuk kanë përgjigje se kur do të zgjidhet problemi i transportit publik për nxënësit e fshatit Matkë./Alsat.mk


