Mungesa e rrjetit të internetit në shkollat fillore dhe ato të mesme në vend pengon shumë zhvillimin e procesit mësimor dhe punët administrative. Drejtorët e shkollave ankohen se kanë marë verjetje të shumta nga Inspektorati për arsim për mos zhvillim të planprogramit të caktuar mësimor që duhet punuar me mjete teknologjike si informatika. E për këtë shkak, shkolla e mesme në Saraj është detyruar që më mjete vetanake të siguroj rrejtin e internetin.
“Afër një vjet nuk funksionon. Të gjitha punët elektronike, konkretisht lëndët që i mbajmë me TIKO-n, ato i vet-financojmë konkretisht nga interneti i shkollës të cilat normalisht paguhen nga shkolla, dmth shkakton dëme financiare të shkollave ose aspak nuk realizohet që do të thotë se bie ndesh apo në kundërshtim me ligjin. Këtë përgjegjësi e mban Ministria e Arsimit dhe Shkencës, konkretist edhe zv minisri jonë i cili nuk i përfill kërkesat e shqiptarëve ose shkollave shqipe – thotë Bedri Gjureci, drejtor i SH.M.Q “Saraj”.
Situatë e ngjashme paraqitet edhe në shkollën fillore të fshatit Batincë. Madje këtu me shumë vështirësi realizohet edhe ora e informatikës ose, e njejta realizohet përmes telefonave celularë të mësimdhënësve të kësaj lënde./AlsatM