Zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit Hazbi Lika në intervistën për TV 21 flet edhe për tabelat e reja të vendosura në autostradë.
“Jemi në proces të miratimit të ligjit për gjuhët e cila është në fazën e tretë. Si të miratohet ligji atëherë do të themelohet edhe Agjencia e cila është paraparë me ligj ”, tha mes tjerash Lika në pyetjen pse tabelat e reja janë vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze e jo edhe në gjuhën shqipe.