Ministria e Arsimit dhe shkencës informon se sot është shpallur konkurs i përsëritur për paraqitjen e mësimdhënësve nga shkollat fillore për avancim me titullin “mentor”. Në konkurs mund të paraqiten mësimdhënës nga shkollat fillore të cilët në konkursin e parë nuk ishin paraqitur kandidatë ose nuk kishte kandidatë të cilët i plotësojnë kushtet.
Në konkursin e dytë për mësimdhënësit e shkollave fillore për avancim në titullin “mentor” është shpallur në linkun. Në vetë thirrjen është shënuar lista e shkollave të cilave u referohet.
Për një mësimdhënës mund të aplikojë për realizimin e së drejtës që del nga Ligji i ri për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesionalë në shkollat fillore dhe të mesme, qëllimi i së cilës është ngritja e dinjitetit dhe rëndësia shoqërore e veprimtaria e mësimdhënësve, është e nevojshme të plotësojë disa kushte: të ketë të paktën 7 vjet përvojë pune si mësimdhënës, të jetë i punësuar me kohë të pacaktuar dhe t’i plotësojë standardet profesionale për mësimdhënës-mentor.
Paraqitja zbatohet ekskluzivisht në mënyrë elektronike përmes portalit www.karierenrazvoj.mon.gov.mk, ku në shtojcë të aplikacionit dorëzohet edhe dokumentacioni përkatës si dëshmi për përmbushjen e kushteve të shënuara. Afati i fundit për aplikim është 30 qershor 2021.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje të gjithë mësimdhënëseve nga shkollat fillore publike të shënuara në konkursin, nëse i plotësojnë kushtet, të paraqesin aplikimin e tyre në afatin e paraparë, që ta realizojnë në mënyrë ligjore të drejtën e përcaktuar për avancim në titullin ” mentor “, ndërsa me atë edhe të sigurojnë të ardhura më të larta personale.
Mgid
Mgid