Besa KADRIU
Parë në dimenzione më gjithpërfshirëse, po të vështrojmë situatën politike aktuale në Maqedoni me teknologjinë e fundit e njohur si “Droni–Politik” do të detektonim disa probleme që do të na bënin të kuptonim se situata dhe përvoja jonë politike nuk dallon shumë nga trazirat që sot kanë kapluar politikën ndërkombëtare. Dallon në mënyrën e manifestimit të saj dhe gjenezën e problemit e cila mund të jetë e një plani tjetër. Nëse do të pretendonim të bënim një studim të një natyre më të thellë të kësaj problematike, atëherë shohim se përderisa aktorët politik në botën mbarë mundohen të gjejnë zgjidhje të problemeve; në Maqedoni situata politike tendoset edhe më shumë nga aktorët politik të saj. Pra, dallimi vërehet që në fillim. Sado që për kontinentin Evropian – Ballkani perëndimor zë një hapsirë afro 550.000 km katror, problemet e këtij të fundit në çdo pjesë janë model më vete. Ngajshëm ndodh edhe me përvojën politike në Maqedoni. E njohur më për opinionin ndërkombëtar një përvojë politike si kjo e jona e aq më shumë edhe për rrethanat e brendshme, sdo mend të kuptohet se pasojat e një sistemi monist ndjehen edhe sot. Edhe pse që nga pluralizmi politik, Maqedonia ka qenë kohë pas kohe aktor i ratifikimit dhe miratimit të shumë akteve ndërkombëtare dhe atyre të një dimensioni vendor dhe përmasave të tjera më të ulta, sërish jemi dëshmitar të shkeljes flagrante të këtyre të drejtave nga vetë institucionet e saj.
Karakteri i shtetit multietnik në kuadër të të cilit bën pjesë përvoja e Maqedonisë si shtet në Ballkan, sado që u krijua përshtypja se faktori ndërkombëtar me konfliktin e vitit 2001 uli tensionet me nënshkrimin e një kontrate të përbashkët të subjekteve politike dypalëshe të asaj kohe, situata aktuale dëshmon të kundërtën.
Jo vetëm që nuk është zgjidhur problemi i pabarazisë në mes etniteteve që përbëjnë Maqedoninë, por përkundër asaj, situata është tendosur edhe më shumë. Sot, nuk ka qytetar ose thënë ndryshe të paktë janë ata të cilëve nuk ju inskenohet një rast i caktuar ku protagonist në rrolin e fajtorit del gjithnjë shqiptar,ose rast tjetër apo skenar i montuar, epilogu i të cilit nuk dihet dhe nuk përfundon kurrë në favor të shqiptarëve.
Parë në këndvështrimin e një qytetari të rëndomtë, gjithsejcili nga ne në situate si kjo dhe nga mënyra e rezonimit që do shfaqnim, sigurisht se akuzat i drejtohen pushtetit, këtij aparati të dhunshëm që dhunën e shfaq gjithnjë të njëanshme të drejtuar nga shqiptarët. Tanimë është e qartë, sa here që vijnë e ndërohen pushtetet apo qeveritë, akuzat për dështimet dhe mossukseset e tyre, sytë gjithnjë orientohen kah shqiptarët. Sa here që problemet gjenerojnë kriza dhe nuk gjejnë zgjidhje, hapet një konflikt i armatosur, siç qe dhe rasti i fundit , ai në Kumanovë, duke dëshmuar kështu se ne qenkemi faktor i krizave që zgjidhjet i kërkojmë vetëm përms armëve. Duke qenë udhëheqës të politikave të këtilla nacionaliste, subjektet politike maqedonase harojnë se gjenerojnë edhe kaos politik jo vetëm tek subjektet politike të shqiptarëve por edhe tek vetë ata dhe si pasojë situata del nga kontrolli edhe në përmasa më të mëdha duke involvuar sërish edhe faktorin politik ndërkombëtar.
Përvojat e këtilla të proceseve politike tanimë bindshëm na bëjnë të qartë se qytetarët ndjehen të nëpërkëmbur, qeveriset në formë të një modeli kaotik ku ushtrohet dhunë dhe tirani, abuzohet me institucionet dhe legjitimitetin nga politikëbërësit, gjë të cilën e kuptuam edhe nga përgjimet e fundit që janë edhe një argument më shumë për ta besuar këtë regjim që nuk shkakton gjë tjetër pos asgjësimit të vlerave fundamentale të demokracisë dhe rënies së një sistemi që është në ç’thurje. Përpara situatave dhe përvojave të këtilla që janë dëshmi e gjallë e shkeljes së dinjëtetit njerëzor, shumë nga figurat politike të kohës dhe aktorë të tjerë si pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të viti 2001, pushteti me çdo kusht është munduar të zbeh imaxhin e këtyre strukturave të krijuara në përvojën e bllokut politik shqiptar me qëllim të arritjes së aspiratave të cilat ishin në kundërshtim me çdo aspekt të konceptit të qeverisjes së mirë. Në këtë drejtim ata përdorën skenar të montuar të cilët dëshmonin se jemi ne ata që nxisim problemet, jemi ne ata të cilët nuk kemi përfaqësues të devotshëm politik dhe shumë e shumë akuza të pa baza të cilat janë një koncept jo dhe shumë i lakmueshëm për faktorin ndërkombëtar.
Faktet dëshmojnë se ky format politik i pastandardizuar që në përvojën e Maqedonisë për një sistem si ky që flet për demokraci por faktet çojnë në totalitarizëm, që ka subjekte politike të etniteteve që përbëjnë multietnicitetin në Maqedoni që participojnë në pushtet por nuk implikojnë proceset politike, që nënshkruajnë aktorët politik Marrëveshje për stabilizim dhe asociim, por gjenerohet destabilitet në masë të gjerë; që garantojnë të drejtat e përdorimit të gjuhës; arsimit dhe përdorimit të simboleve të shqiptarëve por që nuk respektohen kurrë. Ngelet për të potencuar edhe përfaqësimi formal, vetëm si numër por jo edhe rritje efektive e ndikimit në rrole kyçe vendimmarëse të shqiptarëve… duket e pakapshme për një opinion më të gjerë, por kjo skenë flet qartazi për një realitet sa të pakapshëm po aq edhe paradoksal të; bazuar në realitetin e kohës që po jetojmë. Rëndom, kësisoj edhe do vazhdojë përderisa imaxhi i njerëzve që konsiderohet se kanë ndikim në jetën politike tentohet në zbehet, duke ju dhënë hapsirë më shumë atyre të cilët ju shërbejnë konjukturave politike që mbrojnë imazhin e një politike servile e cila çon drejt rrënjosjes së interesit të cilin u munduam të krijojmë me vite, dhënijen jetë të një shoqërie multietnike që do përfaqësohej denjësisht edhe tek institucionet relevante të vendit, duke i dhënë kështu më shumë hapsirë rrugës paqësore dhe zgjidhjes së konflikteve që do ishin në mbrojtje të interesave të përbashkëta.
Ne si qytetarë, pjesëtarë të këtij shteti e ndjejmë veten pa ndikim jo vetëm në strukturat e shtetit por edhe nga një numër i theksuar i njerëzve të cilët i qëndrojnë besnik kësaj strukture që qeveris e cila dita ditës shkatëron familjet tona, ndjell frikë në masë të gjerë, nuk ndërmer asnje vendim për të përmirësuar statusin ekonomik, politik dhe atë social të shoqërisë në përgjithësi. Keqpërdorimet e falsifikimet janë bërë pjesë e përvojës së shërbimeve të caktuara të shtetit që sdo mend se kjo gjë i shkon në favor konjukturave kriminele të krijuara nga shërbimet shtetërore të po këtij shteti dhe aq më shumë duke shfrytëzuar njerëz nga rradhët e shqiptarëve vetëm e vetëm që të jenë në favor të një politike destruktive që dëmton imazhin tonë si faktor i rëndësishëm në jetën politike dhe në vendimmarrje.
Këto situata dhe pakënaqësi do të zgjasin për aq kohë sa strukturat e bllokut politik shqiptar do të bashkëqeverisin me këtë politikë të Gruevskit dhe përderisa qëndrojnë ulur nën kolltuqet e pushtetit. Aty ku pak i jepet hapsirë zërave të qytetarëve nuk duhet thënë se ka demokraci… Aty ku pushteti imponohet me dhunë, mungon legjitimimi…Aty ku parimet fetare përdoren për aspekte të caktuara të ideve të manipulimit të masës, nuk ekziston morali…Aty ku aspekti social, politik ka devijuar, vështirë gjendet ekuilibri… tani sna mbetet gjë tjetër, pos asaj që në këtë labirinth fajtorët të përfundojnë aty ke e kanë vendin, për të shpresuar se kriminelët do të marrin atë që meritojnë…sepse përpara fakteve heshtin edhe engjëjt.