09 May
Deputeti i VMRO-DPMNE-së Kërste Mukovski i cili në incizimet e 27 prillit shihet duke i hapur dyert dhe duke hequr traun e portës kryesore për protestuesit e dhunshëm, demanton të ketë bërë një veprim të tillë. Ndonëse pamjet flasin vetë, Mukovski thotë se akuzat ndaj tij nuk janë të vërteta.
Gazetari: Në kamera dhe incizime vëreheni duke i hapur dyert e Kuvendit?
K.M: Nuk e di çfarë keni shikuar, por unë e di se nuk jam vërejtur askund! Nuk është e vërtetë!
Gazetari: A i demantoni këto?
K.M: Ju thashë se nuk është e vërtetë dhe nuk ka pamje të publikuara ku dukem?
Gazetar: Incizimet i demantoni?
K.M: Nuk është vërtetë!
I pyetur nëse është thirrur nga Prokuroria Publike për të dëshmuar versionin e tij në lidhje me natën e 27 prillit, Mukovski thotë se akoma nuk ka marr ftesë nga organi akuzës.
Atmosferë…
Gazetari: A jeni thirrur në Prokurori? z. Mukovski?!
K.M: Ju lutem largohuni! Jo, jo nuk më kanë thirrur!
Gazetari: Nuk ju kanë thirrur?
K.M: Jo!
Alsat vërtetoi edhe ditë më parë se dyert e Kuvendit për protestuesit janë hapur nga vetë deputetët e VMRO-DPMNE-së Kërste Mukovski dhe Sashe Vasilevski si dhe Johan Tarçullovski i cili më pas edhe i ka orientuar protestuesit drejt sallës së konferencave për shtyp. Deputetët në fjalë nuk kanë ofruar ndihmë të thjeshtë por me veprimin e tyre qenësor kanë bërë të mundur kryerjen e veprave të rënda penale. Për t’i orientuar protestuesit, Mukovski, Vasilevski dhe Tarçullovski janë asistuar edhe nga shefi i sigurimit të Trajko Veljanovskit, Goran Gjoshevski.
Adrian Kerimi

