Muhamed Zeqiri, deputeti i sapo zgjedhur i LSDM-së, ka komentuar në profilin e tij të facebook-ut, intervistën e liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski në të cilën ai flet për dygjuhësinë.
“Gruevski po shoh se po mburret se VMRO-DPMNE e ka sjellur ligjin për gjuhët, për flamurin shqiptar, dhe për universitetet në gjuhën shqipe.
Gruevski, mos mendo se shqiptarët e harrojnë të keqen dhe të fyerjet që i ke bërë në llogarinë tonë. Mendoni se mund të harrohen: Enciklopedia, qindra aksione policore, Brodeci, Monstra, Sopot, Lagja e Trimave Kumanovë, Shkupi 2014, rrahja e nxënësve shqiptarë, dhjetëra vrasje në rrethana misterioze të shqiptarëve nga të cilat asnjëra nuk është zbardhur, qindra të arrestuar me procese të montuara gjyqësore, të mos përmendim diskriminimin ekonomik të vendbanimeve me popullsi shumicë shqiptare, ka edhe shumë krime të tjera tuaja për të cilat do të përgjigjeni”,shkruan Muhamed Zekiri, njofton TetovaSot.
Ai poashtu në shkrimin e tij ia ka rikujtuar Nikolla Gruevskit edhe për diskriminimin ia ka bërë lagjes Hasanbeg të Shkupit pas përmbytjeve, që sipas Zekirit e ka lënë anash me ndihma duke iu dhënë prioritet vetëm vendbanimeve me shumicë maqedone dhe duke i anashkaluar vendbanimet me shumicë shqiptare.