Sot kam kënaqësinë t’Ju informoj se si drejtor i Nomagas Sh.A., kam nënshkruar një memorandum mirëkuptimi (MoM) bashkë me shumë kompanija tjera të rajonit për transmetim gazi, për të promovuar harmonizimin e cilësisë së gazit në pikat e ndërkonektimit të gazit mbrenda rajonit të Konektivitetit të Energjisë në Evropën Qendrore dhe Juglindore (CESEC). Ky hap i përbashkët shënon një përparim të rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut drejt përafrimit me standardet energjetike të BE-së, forcimin e tregtisë dhe fuqizimin e bashkëpunimit rajonal.
Ky MoM thekson objektivat kryesore për sigurinë energjetike, qëndrueshmërinë dhe përballueshmërinë, duke na afruar më pranë krijimit të një tregu energjetik të unifikuar që siguron rrjedhë të pandërprerë energjie, forcon sigurinë e furnizimit të gazit dhe mbështet qëndrueshmërinë ekonomike. Ky është një hap i rëndësishëm për të treguar angazhimin tonë për t’u përputhur me parimet e BE-së ndërsa përgatisim infrastrukturën për integrimin e ardhshëm në tregun energjetik dhe për një stabilitet të përbashkët rajonal.
Së bashku, po ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme dhe neutrale ndaj klimës, tha drejtori i Nomagas Muhamed Elmazi.