Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot ka deklaruar se është duke vijuar plotësimi i vendeve për shefa të përfaqësive diplomatiko-konsullare. Ai theksoi se një grup më i madh i kandidatëve për ambasadorë dhe konsuj të përgjithshëm ka kaluar në seancën e Qeverisë të para disa javëve.
“Emrat nuk mund t’i ndajë me ju sepse procedura është ende e klasifikuar. Për të gjithë janë kërkuar marrëveshje, për disa prej tyre kemi marrë përgjigje, dhe kjo është normale në praktikën diplomatike që të presim përrgjigje. Ndodh natyrisht që disa ambasadorëve t’u përfundojnë mandatet, por po punojnë në ndonjë periudhë më të përafërt që të kemi plotësim të plotë të pozicioneve shefa të përfaqësive diplomatiko-konsullare nga këndvështrimi i ambasadorëve dhe konsujve të përgjithshëm”, tha Mucunski në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Tregtisë dhe Integrimeve të Kazakistanit, Arman Shakaliev.
Ndërkohë, theksoi Mucunski edhe në ato kryeqytete, ku nuk ka ambasadorë, ka ushtrues detyre ambasadorë, të cilët janë diplomatë me përvoajë nga tadhët e të punësuarve në Ministrinë e Punëve të jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Pothuajse një muaj më parë, Mucunski kujtoi se mbi 60 për qind e kandidatëve të rinj për ambasadorë dhe konsuj të përgjithshëm janë diplomatë profesionistë nga radhët e punonjësve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë me një karrierë të pasur diplomatike prej më shumë se 20 vitesh dhe, siç theksoi ai, “kjo lidhet me angazhimin tonë, i cili filloi me ndryshimet në Ligjin për Punët e Jashtme”.


