Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka pritur në takim ambasadorin turk në Shkup, Fatih Ulusoy.
Kryediplomati Mucunski, në një postim në llogarinë e tij në X, bëri të ditur se ka zhvilluar një takim me ambasadorin turk në vend.
“Takim produktiv me ambasadorin Fatih Ulusoy sot. Riafirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësinë tradicionale midis vendeve tona. Ramë dakord të eksplorojmë mundësi të reja për bashkëpunim tregtar, investues dhe turistik. Konfirmuam aleancën tonë të fortë në NATO dhe bashkëpunimin në nismat rajonale. Shkëmbyem pikëpamje mbi zhvillimet rajonale dhe gjeopolitike, duke nënvizuar rëndësinë e një Ballkani të qëndrueshëm dhe të begatë”, shkroi Mucunski.