Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski konsideron se tema e pranimit të azilkërkuesve të refuzuar në vend është ngritur në mënyrë spekulative nga mediat nga Mbretëria e Bashkuar, dhe jo vetëm për Maqedoninë.
Një diskutim dhe qëllim të tillë nga qeveria jonë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë, thotë Mucunski në një intervistë për “360 Gradë” në RTVM.
“Në asnjë formë, as të ligjshme dhe as të paligjshme, të tilla e të tilla, kurrfarë migrantë nuk do të pranohen në shtetin tonë në bazë të ndonjë forme marrëveshjeje me Mbretërinë e Bashkuar… As azilkërkues të refuzuar. As nuk do të jenë në qendra speciale… thamë se nuk do të ketë qendra speciale, kështu që pashë opozitën të fillonte të përhapte histeri – “po, ata nuk do të jenë në qendra speciale, ata do të jenë në banesa”. Nuk do të ketë as atë dhe as atë. Pra, asnjë paketë lidhur me migrantë ose azilkërkuesit e refuzuar kjo qeveri nuk do të lidhë, as nuk ka negociuar diçka të tillë, as nuk ka ndërmend të negociojë diçka të tillë. Pra, ky është një lajm i rremë plotësisht i krijuar që u përhap në një mënyrë të paturpshme dhe të dëmshme nga partia kryesore e opozitës në shtert”, theksoi ministri.
Në pyetjen nëse pika fillestare për të gjithë debatin ishte informacioni i publikuar në mediat britanike, Mucunski thekson se kjo nuk është e diskutueshme, por shton se pavarësisht mohimeve nga njerëzit më me ndikim në shtet – presidentja, kryeministri, ministri i Punëve të Jashtme dhe ministri i Punëve të Brendshme – opozita ende po përhap atë panik.
Në pyetjen pse qeveria fillimisht nuk iu përgjigj kërkesave të mediave britanike, ai tha: “Nuk e di nëse iu përgjigj apo jo në pjesën e komunikimit, por po ju them, ne u koordinuam brenda, së bashku me ekipin e marrëdhënieve me publikun në qeveri, pamë se papritmas po merrnim më shumë pyetje dhe pa pritur një qëndrim nga qeveria, më shumë tekste po publikoheshin në mediat në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendosëm të përgjigjemi në një mënyrë sistematike”.
Shpjegoi se kishte mbledhur informacione rreth të gjitha mediave që kishin bërë pyetje të tilla dhe më pas kishte publikuar një përgjigje për to.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë e hedh poshtë mundësinë që dikush brenda qeverisë t’u ketë dërguar qoftë edhe një gjysmë-sinjal autoriteteve britanike se janë të gatshme të flasin për atë temë.
Në mënyrë kategorike “jo” nga udhëheqja shtetërore e Maqedonisë për pranimin e azilkërkuesve të refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar, sipas tij, nuk do të ndikojë në zbatimin e projekteve të infrastrukturës së paralajmëruar, siç është, për shembull, “hekurudha e shpejtësi”.


