Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, në dy ditët e ardhshme do të zhvillojë një vizitë pune në Bruksel në dy ditët e ardhshme.
Në kuadër të vizitës, siç informoi Kabineti i tij, janë planifikuar takime me eurokomisaren për Zgjerim, Marta Kos, si dhe me drejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore të Komisionit Evropian, Gert Jan Kopman.
Në takime, siç është paralajmëruar, do të diskutohen tema që lidhen me axhendën evropiane të Maqedonisë së Veriut, axhendën reformuese të vendit dhe hapat e mëtejshëm në procesin e anëtarësimit në BE.