Në margjinat e mbledhjes së 80-të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, sot u mbajt takimi i parë i ministrave të Punëve të Jashtme të Nismës Adriatiko – Joniane (NAJ) – ngjarje e cila përfaqëson moment historik dhe konfirmim për përkushtimin e përbashkët drejt bashkëpunimit rajonal, integrimit evropian dhe multilaterizmit konstruktiv.
Siç bënë të ditur nga MPJTJ, takimi ishte organizuar nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila e mori rolin njëvjeçar të kryesueses me NAJ për periudhën 2025–2026. Në fjalimin e tij, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, e theksoi simbolikën e këtij viti, kur shënohen pesë vjet nga përfshirja drejt Strategjisë së BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR), shtatë vjet anëtarësim në NAJ dhe 25 vjet nga nënshkrimi i Deklaratës së Ankonës – baza e kësaj nisme rajonale.
Nën moton “Fuqizimi i unitetit rajonal, avancimi i së ardhmes evropiane”, shtohet, presidenca e Maqedonisë së Veriut e afirmon përcaktimin e saj për thellim të integrimit dhe bashkëpunimit mes vendeve anëtare dhe lidhjen e tyre me Bashkimin Evropian. Mucunski e theksoi nevojën nga procesi kredibil i zgjerimit të BE-së, duke theksuar se Ballkani Perëndimor duhet të mbetet pjesë strategjike e së ardhmes evropiane.
Në këtë kontekst, ishin prezantuar prioritetet e presidencës së Maqedonisë së Veriut: fuqizimi i integrimit në BE dhe besimi rajonal, transformimi digjital, lidhje më e mirë infrastrukturore, bashkëpunim kulturor dhe mbështetje për të rinjtë.
“Në kohë të pasigurisë globale ishte dërguar porosi e qartë: “Uniteti është forca jonë, ndërsa integrimi evropian – qëllimi i përbashkët”, qëndron në kumtesë