Gjatë këtyre ditëve, pa mëdyshje, te çdo njeri shtohet dëshira për të ndihmuar apo përkrahur tjetrin.
Duke e patur parasysh dëshirën dhe vullnetin e mirë të vëllezërve dhe motrave tona, që të ndihmojnë popullatën tonë në vendlindje, QSA merr iniciativën për lansimin e aksionit me moton “2€ ne dite – 1 pako në muaj”.
Ky aksion ka për qëllim grumbullimin dhe shpërndarjen e ndihmave në gjëra ushqimore për familjet me kushte të vështira ekonomike.
Ftojmë të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, t’i bashkangjiten nismës sonë.
Solidarizohu edhe ti…!