Ministria e Shëndetësisë kumtoi se sot nga ana e Institutit për shëndet publik të Republikës së Maqedonisë janë marrë mostra shtesë për testimin e cilësisë së ujit në Gostivar, në lidhje me rregullimin bakteriologjik, periodikisht fiziko-kimike, si dhe analizë të mbetjeve të pesticideve.
Rezultatet nga analizat priten në fillim të javës së ardhshme, informojnë nga Ministria.
Përndryshe, në tre ditët e fundit në spitalin “Ferid Murad” në Gostivar kanë kërkuar ndihmë mbi 500 persona, me temperaturë, lodhje dhe dhimbje barku. Drejtori i spitalit Gojart Sulejmani theksoi se pjesa më e madhe e të prekurve janë nga qyteti ti Gostivarit, ndërsa dyshimi kryesor i këtij infektimi është uji i pijshëm i këtij qyteti. Gjatë ditëve në vijim priten edhe rezultatet përfundimtare për shkaktimin e këtij infektimi.