Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend. Janë aplikuar gjithsej 572.176 doza të vaksinave, ndërsa 225.340 qytetarë janë rivaksinuar.
Dje janë vaksinuar gjithsej 14.615 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 12.294 qytetarë. Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 481.809 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit, 52% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 49% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 43% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine./SHENJA