Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend. Janë aplikuar gjithsej 627.948 doza të vaksinave, ndërsa 237.322 qytetarë janë rivaksinuar.
Dje janë vaksinuar gjithsej 14.084 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 9.493 qytetarë. Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 492.662 qytetarë.
Sipas të dhënave të fundit, 53% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 50% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 45% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine./SHENJA/