Pasi është zbardhur informacioni se fëmijë dyvjeçar nga Shkupi ështyë rrahur nga babai i tij, i cili gjatë incidentit ka qenë në gjendje të alkoolizuar me qëndrim të sajin ka dalë edhe Ministria për Punë dhe Piolitikë Sociale.
“Ministria është e njoftuar dhe vepron ndaj rastit ku fëmijë dy vjeç me lëndimëe të lehta më 9 gusht është pranuar në kirurgjinë e fëmijëve. Ndaj babait është shqiptuar masë paraburgimi prej tetë ditësh, ndërsa gjendja shëndetësore e fëmijës 2 vjeç është e mirë dhe sot do të lëshohet në shtëpi. Tre fëmijët e tjerë që dje janë zhvendosur në familje për përkujdesje do të kthehen të nëna e tyre dhe të gjithëebashkë do të mbahen në Qendrën për persona të dhunës familjare”, thuhet në kumtesën e MPPS-së.