Në Ditën e sotme botërore të shkathtësive të të rinjve, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i konfirmon angazhimet për përmirësim të kushteve për zhvillim profesional të të rinjve dhe ulje të papunësisë rinore në shtet.
Mundësimi i kushteve të volitshme për sendërtim. zhvillim dhe punësim të të rinjve është një nga prioritetet në Planin e ri operativ për punësim, për të cilin këtë vit janë ndarë mjete rekorde në shumë prej 1,1 miliarëd denarë.
“Kjo është shuma më e lartë deri më tani, tre herë më e lartë në krahasim me vitin 2014. Theks i posaçëm është vënë mu tek personat e rinj të papunë deri 29 vjeç, si dhe tek shfrytëzuesit e ndihmës së garantuar minimale. Në suaza të programit për vetëpunësim, ofrojmë prej pesë deri 10 mijë euro ndihmë të pakthyeshme financiare për hapje të biznesit individual, ndërsa të rinjtë janë një nga grupet me prioritet. Për hapjen e vendeve të reja të punës, janë paraparë 558 milionë denarë, që do të thotë përfshirje prej 1.782 personave të papunë”, qëndron në kumtesën e MPPS-së.
Janë paraparë 43 milionë denarë rekord për trajnime për TI dhe shkathtësi digjitale, me çka do të përfshihen 1.323 persona të papunë. Kjo është, ceket në kumtesën e sotme, rritje e shumëfishtë në krahasim me vitin e kaluar, kur u ndanë 9,3 milionë denarë.
Risi në planin operativ për vitin 2019 është edhe mbështetja për trajnime në vetë ndërmarrjet. Qëllimi këtyre trajnimeve është të personat e rinj të papunë të zhvillojnë kompetenca dhe shkathtësi dhe të punësohen në vende specifike të punës në kompanitë në të cilat do t’i kryejnë trajnimet.
Duke pasur parasysh interesin e madh vitin e kaluar për masën e praktikës, në PO 2019 janë ndarë pothuajse 44 milionë denarë.
Ministria përkujton se kohë më parë Kuvendi e votoi edhe ligjin për praktikë që do të ndihmojë në zhvendosjen e periudhës nga arsimi deri te punësimi. Të rinjtë do të kenë mundësi të përfitohen me punë praktike në kompanitë në kohëzgjatje prej gjashtë muajve dhe për atë të paguhen, ndërsa punëdhënësit të njohin kuadro cilësore të cilat do t’i punësojnë në mënyrë të përhershme.
Vitin e kaluar në garancën rinore janë përfshirë 8.850 persona. Prej tyre 4.651 janë gra, ndërsa 1.982 janë punësuar. Garanca për të rinj vazhdon edhe në vitin 2019, informon Ministria, me theks të posaçëm në tre rajonet: Rajonin Verilindor, Jugperëndimor dhe atë të Pollogut, si rajone më të prekshme nga aspekti i përfshirjes së të rinjve t[ë moshës 15-29 vjeç.
MPPS paralajmëron se vazhdon investimi në zhvillimin e shkathtësive të të rinjve edhe në krijimin e kushteve të volitshme për suksesin e tyre dhe përparimin profesional. .


