Të gjtihë shtetasit e Maqedonisë së Veriut që po qëndronin në Afganistan janë evakuuar, informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme. Ata tashmë kanë lëshuar vendin përmes Kabulit ndërkaq po qëndrojnë në Britani, Katar dhe Oslo, nga ku pritet të transportohen në Shkup, transmeton Alsat.
– Advertisements –
“Shumica, mbi 30 qytetarëve tanë janë në Swinland të Mbretërisë së Bashkuar; mbi 20 qytetarë janë në Doha- Katar, nga ku në ditët në vijim do të transportohen në qendrat evropiane dhe më pas në Shkup. Qytetarët tanë që kanë qëndruar në bazën e NATO -s në Kabul gjithashtu janë larguar nga Afganistani dhe po qëndrojnë në Oslo- Norvegji”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Ministria e Punëve të Jashtme informon se në Kabul vazhdojnë të qëndrojnë shtetasit tanë që kanë ende obligime në bazën e NATO -s, ndërsa të njëjtin do të evakuohen kur të realizohet kërkesa.