Sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme janë publikuar rezultatet nga konkursi i dërgimit jashtë vendit të diplomatëve nga shërbimet partiake. Gjithçka është realizuar me procedurë të përshpejtuar pa intervistë të kandidatëve, njofton dokaz.mk, transmeton SHENJA. Nga të ashtuquajturit emra me nam, të gjithë janë kuadro të dëshmuar partaik të cilët kanë punuar në të mirë të pushtetit.
Emri më i njohur është Vasillço Damçevski ish kryetar komune i Krushevës që ka marrë pjesë në dhunën në Kuvend. Diplomatët tjerë të shpërblyer janë: Stojanço Ristevski nga “Unioni i Forcave të Reja” nga Shtipi. Ndërsa disa nga emrat në listën e të shpërblyerve janë vendosur si mbulim për emrat e pjesmarrësve në dhunën e 27 prillit në Kuvend.
Nikolla Gjorçev (nip i Marjan Gjorçevit), konsul në Detroit
Natasha Horenska, e punësuar në kabinetin e Nikolla Gruevskit
Gorjan Bojkovski, ish zv/drejtor i burgut të Tetovës
Linda Salevska, këshilltare në Vienë në Misionin e OKB-së
Igor Dukovski, këshilltar në Uashington
Suzana Georgievska, këshilltare në konsullatë
Tollova Trajçe Ristov, këshilltar në Tel Aviv
Maja Apostollovska Tasevska, Zagreb
Simon Kanevçe Brazilija
Ivana Spirovska, Detroit
Krista Kozovska Gavrillovska, këshilltare në Londër
Stojçe Ristov Totova, Nju Xhersi
Sami Ismaili, Vienë
Sejhan Zejnel, Hagë
Betim Fejzullau, Moskë
Rami Rexhepi, Bukuresht

