Qeveria e Maqedonisë vazhdon të ndërtojë masat e besimit me Greqinë me qëllim të kontribuohet në zgjidhjen e çështjeve të hapura në interes të qytetarëve të dyja vendeve. MPJ e Maqedonisë si që thuhet në komunikatë që dje është publikuar në ueb faqe është e bindur se i gjithë rajoni dhe dyja vendet janë në rrugën e vërtetë të fqinjësisë e cila do të rezultojë me përmbushjen e integrimeve euroatlantike të Maqedonisë, si dhe stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik të mbarë rajonit, transmeton Medial.mk.
“Për fat të keq ende ndodhin incidente të izoluara si (dje) në Selanik, shkaktuar nga individë dhe grupe që jetojnë në të kaluarën dhe politikat e konfrontimit dhe izolimit nacional, aktivitete që i dënojmë si politika të urrejtjes dhe mosdurimit”, thuhet në komunikatë.