Si një procedurë jo adekuate politike, rrethe nga MPJ-ja greke e karakterizojnë qëndrimin e partisë opozitare greke Demokracia e Re “ që t`i vendosin në llogari të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ministrit Nikos Koxijas, qëndrimet e ministrit të punëve të jashtme të IRJM-së, Nikolla Dimitrov”, publikuan mediet greke, transmeton Almakos.
Reagimi jo zyrtar e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë ka të bëje me deklaratën e përgjegjësit për politikë të jashtme, Jorgos Kumucakos, i cili dje kritikoi qeverinë greke në lidhje me irredentizmin maqedonas dhe grek.
Rrethet e njëjta ( nga MPJ-ja greke) potencuan se tashmë është koha që Demokracia e Re të dëshmoje seriozitet elementar në çështjen nacionale, kanë komentuar rrethe nga MPJ-ja greke dhe kanë shtuar se ‘ partia opozitare nuk ka të drejt që ti vendos në llogari të qeverisë qëndrimet e vendeve të treta’./Almakos/