Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar mbi aktin vandal ndaj Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir.
“Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë shpreh keqardhjen e saj dhe dënon sulmin e ditës së sotme ndaj Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir (Bitola), në këtë ditë të shënuar për gjuhën shqipe dhe të gjithë shqiptarët. Kërkojmë nga autoritetet e Maqedonisë zbardhjen sa më shpejt të këtij akti vandal dhe dënimin e autorëve. Sulmet e përsëritura ndaj Muzeut janë dëshmi e kërkesës për mbrojtje më efektive të kësaj trashëgimie të përbashkët nga autoritetet kompetente”, thuhet në deklaratë.
Më tej në deklaratë, MPJ i bën thirrje të gjitha palëve të ruajnë qetësinë dhe të ndalojnë retorikën kundër shqiptarëve. “Kjo retorikë vetëm sa shpërqendron vëmendjen nga problemet reale të vendit, dëmton marrëdhëniet ndëretnike në vend dhe rrugëtimin e saj euro-atlantik. I bëjmë thirrje shqiptarëve në Maqedoni që të mos bien pre e provokimeve por të tregojnë qytetari e maturi dhe të ruajnë besimin se kriza në vend do të zgjidhet në të mirë të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”. /TCH/
Data 20.03.2026
Aktuale
- Besimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin
- Këmbimi valutor 20 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
- Raportohet se është arrestuar një drejtor në RMV në momentin kur ishte duke marrë 50 mijë euro ryshfet
- BDI: Bexheti u përball me gjuhë fyese në Kuvend, Gashi nuk ndërhyri – të japë dorëheqje
- Kush humb dhe kush fiton me luftën në Iran? Ja çfarë thotë profesori Mevludin Ibishi
- MPB sonte arrestoi një drejtor aktual, i kapur duke marrë ryshfet – përfundoi me pranga
- Sulejmani: Strategjia e Trumpit synon prishjen e unitetit të BE-së
- Pasuria e ministrit Petrit Malaj në hetim?! Vetting tregon manovrat e fshehjes së aksioneve të çiftit Erilinda Lala dhe Taulant Gordoli! Dalin në skenë dy firma të reja

