
Kriza politike në Maqedoni po përkeqësohet, ndërsa zgjedhjet e 11 dhjetorit nuk ka ndihmuar në përmirësimin e gjendjes politike. Ky është reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, të cilët kanë shtuar se Perëndimi po dëshiron të eliminoj ata politikanë që nuk i shkojnë përshtati.
“Nën sloganet pseudo-demokratike vazhdon ndikimi i thellë i jashtëm mbi forcat politike në Maqedoni. Qëllimi është i qartë, Perëndimi dëshiron të heq qafe politikanët që nuk i shkojnë përshtati edhe përkundër vullnetit të qartë të qytetarëve të shprehur në zgjedhjet në favor të koalicionit ‘Për Maqedoni më të mirë’ në krye me Nikolla Gruevskin dhe BDI-së, Ali Ahmeti”, thuhet në reagimin e MPJ-së ruse.
Më tej, në deklaratë thuhet se ajo që paraqet shqetësim, është fakti se në një shoqëri multietnike dhe multikonfensionale siç është Maqedonia, ku ka pasur konflikt të rëndë ndërnacional, “politikanë të një bashkësie etnike në bazë të ultimatumeve të dirigjuara nga jashtë faktikisht vendosin se cila nga blloqet e bashkësisë tjetër duhet të hyjë në përbërjen e koalicionit të ardhshëm qeveritar”
“Manipulimi i paskrupull makijavelistik me vullnetin e votuesve mund të shkaktoj eskalim të situatës në Maqedoni dhe të prish stabilitetin e brishtë në tërë rajonin. Jemi të bindur se vetëm më refuzim të ndikimeve të jashtëm dhe me fokusim në demokracinë e vërtetë, dhe zgjidhje të problemeve në mënyrë vetanake, janë baza për përforcimin e besimit mes popujve që jetojnë aty dhe krijimin e klimës rajonale për siguri”, thuhet në reagimin e MPJ-së ruse
Përndryshe, dje kryetari i shtetit Gjorge Ivanov pas takimit me liderët e partive, deklaroi se Qeveri do të formoj ai që do të dëshmojë se do të sigurojë shumicë në Kuvend.
Enis Murtezi /SHENJA/
MPJ e Rusisë mbron Gruevskin dhe Ahmetin by tvshenjaofficial