Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, ka bërë apel te të gjithë qytetarët e saj që planifikojnë të udhëtojnë drejt Ukrainës, t’i shmangen këtij udhëtimi, dhe të gjithë ata që tani më gjenden në Ukrainë të largohen sa më shpejtë të jetë e mundur.
Në një njoftim të kësaj ambasade tashmë janë publikuar edhe numrat e telefonit, prej ku të gjithë qytetarët që gjenden në Ukrainë t’ japin të dhënat e tyre sa më shpejtë.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke ndjekur nga afër situatën në dhe rreth Ukrainës, iu apelon qytetarëve:
Të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë planifikuar ta vizitojnë Ukrainën në periudhën në vijim, t’i shmangen udhëtimeve në atë vend; ndërsa, të gjithë qytetarët tanë që tani janë në Ukrainë, nëse kanë mundësi, të largohen nga vendi sa më shpejtë të jetë e mundur.